Aktakuzë ndaj 11 personave për sulme me granata dore në Prishtinë e Mitrovicë
Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë kundër 11 të pandehurve me inicialet L.B., B.S., A.K., V.B., A.P., K.K., F.C., A.M., G.I., D.R., dhe E.C.
Sipas njoftimit të Prokurorisë, aktakuza është ngritur për veprat penale “Pjesëmarrja ose organizim i grupit kriminal të organizuar” , “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” dhe veprën penale “Detyrimi”.
Po ashtu, ndaj të pandehurit A.P, është ngritur aktakuzë edhe për veprën penale “Deklarimet e rreme”.