Takimi i 27 shkurtit Abbott: Kosova ka shansin të bëjë përparim

Takimin e nivelit të lartë, të hënën më 27 shkurt e mirëpret ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicolas Abbott.
Abbott ka deklaruar se shteti i tij mirëpret angazhimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti që propozimi i dialogut të diskutohet në këtë takim.
Në një postim në Facebook, Abbott ka thënë se Kosova tani e ka mundësinë që të bëjë përparim.

“Kosova ka rol të rëndësishëm për të luajtur përmes angazhimit në mënyrë konstruktive dhe bërjes së kompromiseve të nevojshme që i mundësojnë Kosovës dhe qytetarëve të saj të prosperojnë. Është po aq e rëndësishme të sigurohet një mjedis i sigurt që krijon hapësirë për një marrëveshje të qëndrueshme dhe normalizimin e marrëdhënieve. Me 17 Shkurt, si aleat i palëkundur, iu bashkuam Kosovës në festimin e 15 viteve të pavarësisë. 15 vjet pas pavarësisë, Kosova ka mundësinë të bëjë progres në integrimet ndërkombëtare, zhvillimin ekonomik dhe ndërtimin e një shteti prosperues. Negociatat e suksesshme do ta krijojnë atë të ardhme”, ka shkruar Abbott./21Media

Back to top button