Aktakuzë ndaj 5 personave për shtytje në kryerjen e veprave terroriste

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë në Departamentin Special në Gjykatën Themelore në Prishtinë, kundër pesë të pandehurve L.B., B.V., E.B., A.H. dhe A.S..

“Sipas aktakuzës të pandehurit L.B., B.V., E.B., A.H. dhe A.S., nga periudha e panjohur kohore e në vazhdimësi në bashkëkryerje, kanë shpërndarë dhe mundësuar përcjelljen e mesazheve te persona tjerë duke nxitur në kryerjen e akteve terroriste të sanksionuar nga neni 134 lidhur me nenin 31 të KPRK-së”, thuhet në njoftim.

Bëhet e ditur se i pandehuri L.B. dhe B.V. kanë mbajtur në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar armët në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm të sanksionuar nga neni 366 paragrafi 1 të KPRK-së.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor publik të pandehurit të shpallen fajtor dhe të dënohen sipas ligjit.

Të akuzuarit ishin arrestuar në maj të vitit të kaluar në një aksion që ishte zhvilluar në rajonin e Pejës, Prishtinës dhe atë të Gjilanit.

Back to top button