Aktakuzë ndaj personave të dyshuar për kontrabandim me migrantë

Me 28 mars rreth orës 21:25 minuta në afërsi të Pikës kufitare në Vërmicë, Q.A., dhe A.A dyshohen se kanë kryer veprën “Kontrabandimi me migrantë” me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore.
Dyshohet se Q.A., me veturën e tij së bashku me akuzuarin e dytë A.A., marrin në automjet katër shtetas të Afganistanit në afërsi të Pikës kufitare në Vërmicë.
Prokuroria Themelore në Prizren, sot ka ngritur aktakuzë kundër personave në fjalë, të cilët gjenden në paraburgim
“Të njëjtit, ndalohen nga policia, dhe në momentin e ndalimit në ulësen e pasme të automjetit policia vëren katër shtetasit e Avganistanit, të cilët ishin pa dokumente të identifikimit. Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të pandehurit e lartëcekur për veprën penale për të cilën akuzohen të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit”, thuhet në një komunikatë të Prokurorisë./21Media

Back to top button