Aktakuzë ndaj tre personave, keqpërdoren pozitën zyrtare

 

Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special, ka ngritur aktakuzë ndaj tre të pandehurve me inicialet B.T., G.O dhe H.H., për shkak të kryerjes së veprës penale ”Keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe ”Marrëveshjet për kufizimin e konkurrencës përmes ftesave për tender”.

”Prokuroria Speciale njofton se ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit me inicialet B.T.,  për veprën penale ”Keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar”, ndërkaq, kundër të pandehurit me inicialet G.O. është ngritur aktakuzë për veprën penale ”Keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar”, dhe po ashtu, Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit me inicialet H.H., për veprën penale ”Marrëveshjet për kufizimin e konkurrencës përmes ftesave për tender”, është bërë e ditur në komunikatë./21Media 

Back to top button