Lajçak informon shefat e misioneve të BE-së për takimin në Bruksel

 

Para se ta përfundojë vizitën e tij dy ditore në Kosovë, emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka takuar shefat e misioneve të BE-së në Kosovë, për t’i informuar për takimin e radhës që pritet të mbahet mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.

Lajçak është shprehur falënderues për përkrahjen e tyre të fuqishme.

“Si praktikë standarde, para se të largohesha nga Kosova i njoftova shefat e misioneve të BE-së për takimin e radhës për dialogun dhe diskutimet që pata në dy ditët e fundit. Mirënjohës për përkrahjen e tyre të fuqishme”, ka shkruar Lajçak në Twitter.

 Emisari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe përfaqësuesi special për Ballkanin Perëndimor Matthew Palmer pas takimeve që zhvilluan dje me krerët e shtetit dhe opozitarët, sot nga ora 10:45 mbajten një konferencë të përbashkët për media në zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë. Gjatë takimeve që dje zhvilluan Palmer e Lajçak me drejtuesit e institucioneve të Kosovës, si dhe me PDK-në e LDK-së  temë kyçe ishte dialogu me Serbinë. /21Media

Back to top button