Aktakuzë për fajde ndaj tre personave

Prokuroria Themelore në Pejë, ka ngritur aktakuzë kundër tre personave dhe atë të pandehurve, H.T, dhe A.V për veprën penale “Fajdeja”, për veprën penale “Ndihma e kryerjes se veprës penale fajdeja”, dhe veprën penale “Kanosja”.
Sipas aktakuzë, H.T. dhe A.V., nga janari i vitit 2020 e në vazhdimësi deri më datë 15 shtator të vitit 2021, i kanë dhënë shuma të ndryshme të parave me kamatë viktimës.
“I pandehuri H.T, nga muaj janar 2020 e në vazhdimësi deri më datën 15.09.2021 në Deçan, duke e ditur gjendjen e rëndë financiare të të dëmtuarit i jep këtij të fundit para me kamatë në shuma të ndryshme, me vlerë të përgjithshme 18.200 €, për të cilat i dëmtuari çdo fillim të muajit deri me datën 3, me përjashtim të vonesave për të cilat gjobitej, paguan nga 2.000 € fajde, ashtu që deri më datën 15.09.2021 i pandehuri H.T, realizon dobi pasurore në emër të fajdesë në vlerë prej rreth 20.000 € pa e llogaritur shumën bazë ku së bashku me të i pandehuri ia kërkon edhe 25.000 € dhe ia ndal fajdenë.I pandehuri A.V., në fillim të muajit janar 2020 në fshatin Llabjan Komuna e Pejës, duke shfrytëzuar gjendjen e rëndë financiare të të dëmtuarit, i jap atij para me kamatë në vlerë të përgjithshme 10.000 €, mirëpo për shkak të vonesave ia kërkon 15.000€, për të cilat i dëmtuari në emër të kamatës, duke përjashtuar vonesat, çdo muaj paguan nga 2.200€ dhe atë 1.000€ çdo fillim muaj dhe 1.200€ me datën 16 të secilit muaj, për çka gjer me datën 15.09.2021 i pandehuri A.V., realizon dobi pasurore në emër të fajdesë në vlerë prej rreth 20.000€ dhe ia kërkon edhe 5.000€ fajde dhe 10.000€ të borxhit.Kurse, i pandehuri A.Ç., sipas aktakuzë, ka aranzhuar takimet dhe me dashje ka ndihmuar të pandehurin H.T. për të kryer veprën penale “Fajdeja” nga janari i vitit 2020 deri në shtator të vitit 2021.Po ashtu, i pandehuri A.Ç., akuzohet edhe për veprën penale “Kanosje”, sepse më datë 15 shtator të vitit 2021, kanos seriozisht viktimën derisa ishe me të njëjtin në veturë, për t’u takuar me të pandehurin H.T., gjatë rrugës e kanos seriozisht me fjalë se do t’i shkaktoj një të keqe.”, thuhet në njoftimin e prokuorisë.
Sipas komunikatës me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë të tretë, secili veç e veç kanë kryer veprat penale të cilat ju vihen në barrë. Prokurori i shtetit i ka propozuar gjykatës kompetente, që të pandehurit të shpallen fajtor dhe të dënohen sipas ligjit për veprat penale të cilat ju vihen në barrë.
Po ashtu, prokurori i çështjes i ka propozuar gjykatës që të pandehurve t’u bëhet sekuestrimi i përhershëm i pasurisë, përfshirë pronat, veturat dhe parat të cilat janë përfituar përmes veprës penale apo kanë mundësuar kryerjen e saj.
Njëkohësisht, në këtë çështje penale ka filluar të aplikohet Ligji për kompetencat e zgjeruara për konfiskimin e pasurisë së pajustifikuar./21Media

Back to top button