Aktivistët e PSD-së: Nuk largohemi deri në publikim të vendimit
Partia Socialdemokrate (PSD) po proteston tek zyrat e ZRRE-së për të kërkuar publikimin e vendimit për shtrenjtimin e energjisë elektrike.
Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj pas takimit me kryetarin e Bordit të ZRRE, thotë se nuk do të largohen nga zyrat deri në publikimin e vendimit.
Kryetari i Bordit të ZRRE-së, Ymer Fejzullahu, ka thënë se vendimi i ZRRE-së për ndryshimin e tarifave do të publikohet brenda 30 ditëve.
Fejzullauh ka shtuar se kurdo që të përfundohet, ai do të publikohet.
Anëtarët e PSD-së e kanë ndalur energjinë elektrike në një pjesë të zyrës së ZRRE-së.
Ndryshe, Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) javën e kaluar ka miratuar vendosjen e bllokut tarifor në 800 kW.
Konsumatorët që shpenzojnë rrymë më shumë se 800 kilovat, tarifa për ta do të jetë 12 centë më e larta dhe 6 centë më e lira. Kryetari i Bordit të ZRRE-së, Ymer Fejzullahu ka njoftuar se bllok-tarifa për bizneset nuk do të ketë./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?