PSD bllokon zyrat e ZRRE-së
Partia Socialdemokrate është duke mbajtur një aktivitet në Zyrën e Rregullatorit të Energjisë Elektrike.
Dardan Molliqaj e ka akuzuar kryetarin e bordit të ZRRE-së se i kanë mashtruar qytetarët.
Ai ka insistuar që t’u tregohet se sa është rritur çmimi i energjisë elektrike deri në 800 kw. Molliqaj ka thënë se drejtori i Bordi të ZRRE-së jep përgjigje selektive.
“Këta nuk po tregojnë se sa është rritur çmimi. Janë mbledhur në siklet dhe nuk kanë përgjigje për opinionin publik. Këta po bëjnë korrupsion”, ka thënë Molliqaj ndër tjera.
Në korridorin e kësaj zyreje ata kanë vazhduar të bëjnë zhurmë. Të pranishëm në zyrën e ZRRE-së janë edhe Policia e Kosovës./21Media