Aktivistja e mjedisit paditet nga “KelKos”, i kërkohen 100 mijë euro dëmshpërblim

 

Përfaqësuesja e organizatës jo-qeveritare ‘Pishtarët’, Shpresa Loshaj, ka bërë të ditur se është paditur nga kompania “KelKos Energy”.

Loshaj ka thënë se është paditur me pretendimet për dëmtim të imazhit dhe si dëmshpërblim po i kërkohen me 100 mijë euro.

Sapo kam pranuar nga Gjykata padinë e Kelkosit SLAPP* për “shpifje” me të cilën Kelag Energie po i këkon nga unë 100,000 Euro për kinse dëmtim imazhi. Po pra, 100,000 Euro! Padia është bërë nga avokatët Arianit Koci dhe Granit Vokshi për faktin që kam shkruar në fb, kam folur në media dhe kam kontaktuar ZRrE dhe Ministrinë e Ambientit; po, edhe për këto të fundit. Kjo padi është bërë disa muaj pasi e njëjta kompani e paditën aktivistin Adriatik Gacaferi me 10,000 euro për një kritikë të drejtë që ia kishte bërë Kelkosit. Vetëm se te rasti im, vendosën t’ia shtojnë prapa edhe një 0″, ka shkruar Loshaj në Facebook.

Loshaj ka bërë të ditur se janë në përgatitje të përgjigjes për padinë.

“Ne kemi filluar tashmë me përgatitjen e përgjigjes në padi dhe pa marrë parasysh sa 0 ja shtojnë, paditë e tilla nuk na e mbyllin gojën por na motivojnë që të angazhohemi edhe më shumë në mbrojtjen e ambientit dhe vendit tonë. #DERINEFUND #SkaKthim Pas Së shpejti do të ju njoftojmë me hollësitë e këtij procesi përmes një konference për media. *SLAPP – janë paditë strategjike kundër pjesëmarrjes publike – me këto padi synohet që të pengohet kritika dhe pjesëmarrja e aktivistëve në procese publike. @austriainkoso”, ka shkruar Loshaj./21Media

Back to top button