Jepet masa për 29 vjeçarin që gjuajti me armë në Rrugën B

 

 

Rreth 13 orë pas gjuajtjes me armë në Rrugën B, Policia e Kosovës ka dhënë detaje të tjera për ngjarjen.

Ata kanë bërë të ditur se 29 vjeçarit R.R., i dyshuar për gjuatjen me armë, i është shqiptuar masa e ndalimit ndërkohë që nga hetuesit po ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme policore rreth këtij rasti.

Tutje Policia ka bërë të ditur se personit të dyshuar po ashtu i është sekuestruar arma e përdorur në rast.

I dyshuari R.R mbrëmë ka marr trajtimin e nevojshëm mjekësor, pasi ai është plagosur në këmbë nga policia.

I plagosur ka mbetur edhe një kalimtar rasti, gjendja shëndetësore e së cilit është e qëndrueshme.

“Mbrëmë rreth orës 22:00 kemi pranuar informatën për një gjuajtje me armë në rrugën “B” në Prishtinë. Rastit i janë përgjigjur njësiti policor që gjendej në një pikë kontrolli në afërsi të vendit të ngjarjes. Pas intervenimit policor edhe përkundër dhënies së urdhrave verbal, njëri nga personat e dyshuar nuk ka respektuar urdhrat e zyrtarëve policor dhe në vazhdimësi ka shtënë me armë zjarri në drejtime të ndryshme dhe ka plagosur edhe një kalimtar rasti. Duke marrë në konsideratë faktin se veprimet e të dyshuarit përbënin një kërcënim të drejtpërdrejtë dhe potencialisht të rrezikshëm për qytetarët dhe për vet zyrtarët policor, polica domosdoshmërish janë detyruar të përdorin armën e zjarrit me qëllim të neutralizimit të veprimeve të tilla të rrezikshme të të dyshuarit si dhe për ta vënë të njëjtin nën kontroll, me ç rast është plagosur personin e dyshuar”, thuhet në njoftimin e Policisë./21Media

 

 

Back to top button