Ndahen mjetet për punëtorët e arsimit, policët, zjarrfikësit dhe mjekët

 

 

Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës në detyrë, është shqyrtuar propozimvendimi për alokimin e mjeteve shtesë financiare për pagesën e shtesës në pagë për institucione dhe sektorë të ndryshëm, për shkak të angazhimit të shtuar në punë dhe në përballje me pandeminë COVID-19.

Qeveria në detyrë ka ndarë sot 3 milionë euro për Ministrinë e Arsimit për mbarëvajtjen e vitit shkollor gjatë pandemisë.

Hykmete Bajrami,  ministre në detyrë e Financave, ka bërë të ditur se këto 3 milionë euro janë nga 5 milionëshi që është ndarë nga fondi për rimëkëmbje ekonomike tek Ministria e Arsimit për mbarëvajtjen e vitit shkollor.

Poashtu ajo ka bërë të ditur se për muajt shkurt dhe mars edhe për zyrtarët policorë do të ndahen 700 mijë euro, për zjarrfikësitë 180 mijë euro, për punëtorët në qendra sociale 78 mijë euro, për profesionistët shëndetësorë 100 mijë euro, për punëtorët teknikë për shërbimin e pastrimit dhe sigurimin e institucioneve shëndetësore 160 mijë euro.

Gjatë mbledhjes Qeveria në detyrë e Kosovës ka ndarë 40 mijë euro për organizimin e Epopesë së UÇK-së. Po ashtu është formuar edhe Këshilli organizues për këtë ngjarje./21Media

Back to top button