Aktori amerikan kërkon foto të Kosovës për projektin e ri

Aktori amerikan, Joseph Gordon – Levitt, ka kërkuar disa foto të bëra kudo në Kosovë, për projektin e tij më të ri në kuadër të “HitRecord”.
Këtë kërkesë ai e bëri përmes Facebook-ut, ku iu drejtua të gjithëve që kanë foto të bukura të shkrepura në Kosovë, t’i adresojnë ato në një link bashkangjitur me postimin e tij.
Tutje, “HitRecords” është një kompani e drejtuar nga Gordon – Levitt, e cila prodhon projekte të tilla si filma të shkurtë, libra dhe DVD./21Media

Back to top button