Aktori i njohur po pushon në Shqipëri, promovon bukuritë e bregdetit shqiptar

Aktori i njohur turk, Tolgahan Sayisman dhe bukuroshja shqiptare, Almeda Abazi këto ditë për pushime po qëndrojnë në bregdetin e bukur shqiptar.
Kjo është bërë e ditur nga artistët, të cilët përmes rrjeteve sociale kanë promovuar bukuritë përrallore të Shqipërisë.
Sot, Sayisman në instastory ka publikuar një imazh të bukur, nga i cili kuptohet se ai po pushon në Shqipëri, shkruan rtv21.tv

Para pak ditësh, Tolgahan dhe Almeda kanë bërë të ditur se gjenden në Dhërmi, nga ku kanë publikuar pamje tejet të bukura.
Kujtojmë që, modelja e njohur shqiptare, Almeda Abazi dhe aktori i njohur turk, Tolgahan Sayisman janë martuar në vitin 2017. Ata janë prindër të djalit, Efehan dhe vajzës, Alina./21Media


Back to top button