Aktorja amerikane thotë se luftën po e paguajnë njerëzit me gjak dhe lot
Aktorja amerikane, Milla Jovovich ka reaguar ndaj Rusisë e cila tash e pesë ditë e ka nisur luftën ndaj Ukrainës.
Jovovich e cila me prejardhje është nga Kievi ka thënë se udhëheqësit nuk mund të sjellin paqe.
”Gjithmonë luftë. Udhëheqësit nuk mund të sjellin paqe. Shpërthimi i pafund i imperializmit dhe gjithmonë, njerëzit e paguajnë me gjak dhe lot”, ka thënë ajo.
Kujtojmë që, përfaqësuesit e Ukrainës dhe ata të Rusisë kanë përfunduar të hënën takimet e zhvilluara në Bjellorusi për të diskutuar paqen, pas sulmit rus në Ukrainë.
Të dyja palët do të kthehen në kryeqytetet e tyre respektive për konsultime para rundit të dytë të takimeve që do të mbahet në ditët në vijim.
Pritjet për zgjidhje paqësore nuk kanë qenë të larta.
Ukraina ka thënë se dëshiron armëpushim dhe tërheqje të ushtrisë ruse, derisa Kremlini ka thënë se nuk do ta bëjë publik qëndrimin e tij./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?