Turqia ua ndalon hyrjen në Detin e Zi anijeve luftarake
Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, tha se vendi i tij do ta zbatojë një konventë ndërkombëtare që i lejon Turqisë t’i mbyllë ngushticat në hyrje të Detit të Zi për anijet luftarake të “vendeve ndërluftuese”.
Konventa e Montreux e vitit 1936 i jep Turqisë të drejtën për t’i ndaluar anijet luftarake që të përdorin Ngushticën e Dardaneleve dhe atë të Bosforin gjatë kohës së luftës.
Ishte Ukraina ajo që i ka kërkuar Turqisë ta zbatojë traktatin dhe t’i ndalojë anijet luftarake ruse.
Erdogan këmbënguli se vendi i tij “nuk do të heqë dorë” nga marrëdhëniet e tij as me Rusinë e as me Ukrainën./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?