Aktorja turke: Ka ditë kur nuk dua të zgjohem
Aktorja e njohur turke, Hande Erçel, e cila muajin e kaluar pranoi lidhjen e saj me aktorin Kerem Bürsin së fundmit në një intervistë ka folur më shumë për jetën e saj.
Ajo tregoi disa metoda që i përdorë në rastet kur është e merzitur duke thënë se gjithmonë mundohet mërzinë ta fsheh duke qeshur.
“Unë nuk mendoj se askush përveç miqve të mi shumë të ngushtë e dinë që unë qesh shumë dhe flas pa kuptim kur jam e trishtuar. Notimi natën dhe vallëzimi pa ndërprerje janë disa nga metodat që përdor për të kapërcyer momentet e vështirra të mia”, tha Hande.
Aktorja 27-vjeçare gjithashtu tregoi se ka raste kur ajo nuk dëshiron të ngrihet na shtrati.
“Ka ditë kur nuk dua të ngrihem nga shtrati. Në ato ditë, unë i jap vetes një pushim dhe e përjetoj atë ndjenjë.” tha tutje aktorja.

Kujtojmë se, aktualisht Hande është në personazhin kryesor të serialit më të ndjekur në Turqi ”Sen Çal Kapimi”, i cili më 9 qershor do të fillojë të transmetojë edhe sezonin e dytë./21Media