Kante për Topin e Artë: Pritni se është herët

 

Ylli i Chelseat dhe i Francës, N’Golo Kante ka dashur që t’i minimizojë shanset e tij për të fituar Topin e Artë.

Kante po shihet si njëri nga favoritët për këtë çmim t% madh falë paraqitjeve të tij shumë të mira që ndihmuan Chelsean të fitonte Ligën e Kampionëve.

Lojtarët që luajnë në mbrojtje rrallë fitojnë çmime të tilla, megjithatë Kante është favorit për çmimin më kryesor individual pasi u shpall lojtari i ndeshjes në të dy sfidat e gjysmëfinales kundër Real Madridit dhe pastaj përsëri në fitoren 1-0 ndaj Manchester Cityt. në finale.

“Është pak herët të flasësh për këtë tani. Jemi në mes të vitit, kanë mbetur gjashtë muaj dhe shumë ndeshje dhe gara për të luajtur. Nuk është e nevojshme të thuash sot se e meritoj atë, ”tha ai në një konferencë për shtyp.

“Disa vjet më parë isha në top 10. Ishte hera e parë dhe ishte bukur. Por fitimi i këtij çmimi është një histori tjetër.”

“Është një shpërblim i shkëlqyeshëm individual. Unë e shoh atë si rezultat i një sezoni të mirë për lojtarët. Nuk është një qëllim për të cilin po punoj. Ata që e fituan atë në të kaluarën janë lojtarë që kanë arritur gjëra të mëdha gjatë karrierës së tyre. ”, ka deklaruar n% fund N’Golo Kante.

Back to top button