Aktorja turke po martohet me shqiptar, cakton datën e dasmës

Në Kosovë të githë e njohin me rolin e “Rejanit” nga seriali “Hercai”, Ebru Sahin tash e sa vite është në lidhje me basketbollistin Cedi Osmani, i cili ka lindur në Ohër. Dyshja muajin e kaluar u fejuan, kurse tani janë afër dasmës.
Ebru dhe Cedi tashmë kanë caktuar datën e dasmës, siç raportojnë mediat turke, çifti, i cili do të ulet në tryezën e kurorëzimit më 1 korrik do të bëjë dasmë më 7 korrik.
Dyshja do t’i thonë po njëri-tjetrit në Maqedoni, kurse dasmën do ta bëjnë në një ambient në Çeşme, ku nisi edhe dashuria e tyre./21Media

Back to top button