Akullnaja përplaset në një digë, dyshohet për mbi 100 të vdekur

 

Mbi 100 persona janë zhdukur dhe dyshohet e kanë vdekur pasi një akullnajë është përplasur në një digë dhe ka shkaktuar vërshime masive në veri të Indisë

Diga e thyer bëri që një përmbytje uji të derdhej nëpër një luginë në shtetin Uttarakhand, transmeton rtv21.tv.

Fshatrat janë evakuuar, por zyrtarët paralajmëruan deri në 150 persona mund të kenë qenë viktima të përmbytjes.

Video e shpërndarë në mediat sociale tregoi që uji i përmbytjes rrjedh nëpër zonë dhe duke shkaktuar dëme./21Media

Back to top button