​Al Ittihad nuk ka hequr dorë nga transferimi i Salah

Skuadra nga Liga Pro Saudite, Al Ittihad thuhet se po e përgatit një ofertë të majme drejt Liverpoolit për Mohamed Salah, sipas “The Athletic”.

Thuhet se Al Ittihad është i gatshëm që ta testojë Liverpoolin me një ofertë prej 234 milionë eurove për Salah.

Sidoqoftë, momentalisht qëndrimi i Liverpoolit është që mos ta shesë Salah, por një shumë e majme nga Al Ittihad mund t’ia ndërrojë mendjen pronarëve të gjigantit anglez.

Kontrata aktuale e Salah me Liverpoolin skadon në qershor të vitit 2025.

Back to top button