OKB: Mbi 3 milionë njerëz të pastrehë në Turqi një vit pas tërmetit shkatërrues

Turqia duhet të ndërtojë sa më shpejt që të jetë e mundur shtëpi për miliona njerëz të cilët kanë mbetur të pastrehë nga një tërmet shkatërrues që ndodhi vitin e kaluar, tha një zyrtar i Kombeve të Bashkuara.

OKB vlerëson se dy tërmetet e fuqishme në shkurt të vitit të kaluar lanë të paktën 3.3 milionë qytetarë të pastrehë në Turqinë juglindore.

“Ne do t’i sjellim qytetarët e mbetur, shtëpitë e të cilëve janë shkatërruar ose janë të pabanueshme, në shtëpi të sigurta,” tha të martën presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, transmeton rtv21.tv.

Erdogan kishte premtuar se brenda një viti pas lëkundjeve të fuqishme do të ndërtoheshin rreth 300,000 ndërtesa banimi për të mbijetuarit nga tërmeti.

Megjithatë, qeveria e tij nuk e ka përmbushur këtë qëllim dhe tani synon të ndërtojë 200,000 njësi banimi deri në fund të vitit 2024.

Banorët e provincës Hataj të goditur nga tërmeti protestuan kundër qeverisë dhe zyrtarëve lokalë që morën pjesë në ngjarjet që shënuan njëvjetorin e tërmetit, ata u ankuan dhe thanë se ishte reagimi i ngadaltë i qeverisë për të hequr rrënojat dhe për të ndërtuar shtëpi të reja.

UNDP, sipas Vinton, ka ndarë 10 milionë dollarë grante për bizneset individuale në 11 provincat turke që u prekën nga tërmetet.

Tërmeti me magnitudë 7.7 goditi Turqinë juglindore në mëngjesin e 6 shkurtit, i ndjekur nga një tjetër tërmet me magnitudë 7.6 të njëjtën ditë.

Këta tërmete vranë mbi 60 mijë njerëz në Turqi dhe Sirinë fqinje, sipas të dhënave zyrtare dhe të dhënave nga grupet e monitorimit./21Media

Back to top button