​FIFA e konfirmon, 16 referë nga Kosova pajisen me stema të reja

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi ka dorëzuar sot stemat e reja të FIFA-s për 16 referë kosovarë.

Pjesë e këtyre 16 referëve janë edhe katër femra si Lumnije Muhadri, Florentina Kallaba, Rita Vehabi dhe Fitore Govori.

Paraqitjet e mira të gjyqtarëve tanë në arenën ndërkombëtare kanë bërë që FIFA të konfirmojë stemat për: 4 gjyqtarë kryesor, 9 asistentë si dhe 3 gjyqtarë të futsallit.

Presidenti Ademi i përgëzoi gjyqtarët për përkushtimin dhe punën e mirë, ndërsa tha se të gjithë e kanë merituar rikonfirmimin e FIFA-s dhe uroi që ata me punën e tyre të jenë shembull në rajon e më gjerë.

Gjyqtarë kryesor

Genc Nuza 

Visar Kastrati

Mervan Bejtullahu

Rita Vehapi

Asistentë 

Fatlum Berisha

Bujar Selimaj

Lumturije Muhadri

Fatmir Sekiraqa

Besnik Morina

Edmond Zeqiri

Granit Hyseni

Fitore Govori 

Arbnor Bullatovci

Gjyqtarë të futsallit

Besar Beqiri

Besart Ismajli

Florentina Kallaba

Back to top button