Alarm i rrejshëm për bombë! Ishte peshore që po i mbaronte bateria

 

Një lajmërim për bombë iu bë policisë së Maqedonisë së Veriut pasditën e së enjtes. Paraqitësi deklaroi se bomba është në afërsi të Fakultetit Arkitektonik në Shkup.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme konfirmuan për TV21 se “ka një paraqitje për një objekt të panjohur në bulevardin “Arradhët partizane”.

Pas kontrollit, policia gjeti peshore. “Gjatë hetimit janë gjetur dy peshore”, thanë për TV21 nga policia.

Siç merr vesh TV21, peshoret kanë qenë elektronike dhe njëra që ka pasur bateri të dobët ka filluar të japë sinjal, që denoncuesit iu duk si “bombë”.

Me këtë hetimi mbaroi. Ekipet e ndërhyrjes u tërhoqën, raporton TV21./21Media

Back to top button