Një person rreth 30 vjeç vdiq si pasojë e goditjes nga automjeti

 

Një automjet sonte në Qenas të Fierit ka përplasur një person me biçikletë dhe si pasojë ai ka vdekur.

“Sot rreth orës 22:00, në fshatin Qenas, Fier, në afërsi të një karburanti, një mjet ende i pa identifikuar, ka aksidentuar shtetasin Q. M., rreth 30 vjeç, banues në fshatin Mbrostar, Fier, i cili po lëvizte me biçikletë. 30-vjeçari si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë.”, ka njoftuar policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj, identifikimin dhe kapjen e autorit./oranews

Back to top button