Sulmohet një person në rrugën “Bill Clinton”
Një person është sulmuar dhe kanosur nga kolegu i tij në rrugën “Bill Clinton” në Prishtinë.
Lidhur me këtë rast është informuar edhe Policia e Kosovës.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci për portalin rtv21.tv ka thënë se rasti ka ndodhur sot rreth orës 15:00, ndërsa Policia ka nisur hetimet.
“Aktualisht policia ka nisur një hetim preliminar lidhur me rrethanat e këtij rasti, me qëllim ndriçimin e plotë të ngjarje”, ka thënë Borovci./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?