Alarm për bombë në Universitetin e Prishtinës

Policia e Kosovës ka pranuar informacione se në kampusin universitar, përkatësisht në Amfiteatrin e Bibliotekës Universitare në Prishtinë, është vendosur një bombë.
Për portalin rtv21.tv zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka treguar se inofrmata rreth vendosjes së bombës është pranuar rreth orës 19:30.
Ajo tutje ka njoftuar se Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situaten
”Rreth orës 19:30 është pranuar informata për dyshimet që ndërlidhen me një shpërthim të mundshëm në Kompleksin e Universitetit “Hasan Prishtina” në Prishtinë”, ka thënë Ahmeti./21Media

Back to top button