Alarmi për bombë në Universitetin e Prishtinës rezulton i rrejshëm

Një alarm për vendosjen e një mjeti shpërthyes të dyshuar si bombë në hapësirat e kampusit universitar, përkatësisht në Amfiteatrin e Bibliotekës Universitare në Prishtinë, ka dalë të jetë i rrejshëm.
Për portalin rtv21.tv këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
”Pas ndërmarrjes së të gjitha veprimeve të nevojshme operative si dhe kontrollit të detajuar të hapësirës së caktuar nga ana e njësive të specializuara për menaxhimin me mjetet shpërthyese, informata ka rezultuar të jetë e rrejshme, andaj me urdhër të prokurorit është iniciuar rast Lajmërim apo kallëzim i rremë”, ka thënë Ahmeti.
Ahmeti ka treguar se inofrmata rreth vendosjes së bombës është pranuar rreth orës 19:30./21Media

Back to top button