Xavi për De Jong: Ka rregulla që duhet t’i ndjekim

Trajneri i futbollit të Barcelonës, Xavi Hernandez, përsëriti se klubi katalanas nuk llogarit në lojtarin e kombëtares holandeze Frenkie de Jong, sipas mediave spanjolle.
Barcelona së fundi mposhti 1:0 Realin në miqësoren në Las Vegas dhe futbollisti holandez u fut në lojë në pjesën e dytë.
“Kam folur tashmë me Frenkie, ai e di se sa shumë e vlerësoj. Ai është një lojtar kyç, por ka rregulla që duhen ndjekur. Në këtë rast, Fair Play financiar”, tha Xavi.
Barcelona planifikoi ta shiste futbollistin holandez te Manchester United. Dy klubet kishin rënë dakord tashmë për transferimin, por De Jong nuk pranoi të transferohej te Manchester United, pasi dëshiron të luftojë për një vend në formacionin titullar në Barcelonë.
De Jong (25) është anëtar i Barcelonës që nga 2019, ndërsa më parë ka luajtur për Ajax dhe William II.

Back to top button