Alarmi për bombë në Aeroportin e Prishtinës rezulton i rrejshëm

Policia e Kosovës sot ka pranuar informacione për një bombë në aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”, ky alarm doli të jetë i rrejshëm.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Aeroportit Ndërkombëtarë “Adem Jashari”, Valentina Gara.
“Ju njoftojmë se janë ndërmarrë të gjitha veprimet operative dhe hetimore nga organet kompetente të Republikës së Kosovës.
Kjo ka rezultuar se kërcënimi me bombë ka qenë alarm i rrejshëm”, ka thënë Gara.
Gara tutje ka njoftuar se ANP “Adem Jashari” është i hapur për fluturime dhe të gjitha fluturimet do të procesohen si zakonisht!
Dy javë më parë Aeroporti kishte marrë një kërcënim tjetër me bombë, i cili më pas ka rezultuar se ishte i rremë./21Media/

Back to top button