Udhëtarët dhe personeli i aeroportit janë evakuar

Zëdhënësja e Aeroportit “Adem Jashari”, Valentina Gara ka konfirmuar se në aeroport sot ka pasur kërcënime me bombë. Ajo ka treguar se udhëtarët dhe personeli janë evakuar dhe janë të sigurt.
“Konfirmojme se kemi pranuar nje kercenim me bombe.Udhetaret dhe personeli jane evakuar dhe jane te sigurte. Ekipet e involvuara ne planin emergjent jane duke kryer detyrat e tyre”, ka shkruar Gara në Facebook.
Policia e Kosovës menjëherë ka ndërmarrë të gjitha masat dhe veprimet e nevojshme policore në funksion të trajtimit dhe hetimit të këtij rasti, duke angazhuar njësitet relevante policore, përfshirë ato për trajtimin e materieve shpërthyese dhe njësitin me qenë (K-9)./21Media

Back to top button