Alban Ramosaj reagon pas humbjes në Festivalin e RTSh-së

Këngëtari, Alban Ramosaj, ka pasur një paraqitje të veçantë në edicionin e 60-të të Festivalit të Këngës në RTSh.
Ramosaj u paraqit me këngën ”Theje”, e cila u prit shumë mirë dhe u cilësua si një nga pretendentet kryesore për çmimin e parë.
Mirëpo, Albani mbeti i dytë në këtë listë, ndërsa vendin e parë e fitoi Ronela Hajati.
Mirëpo, dy ditë pas përfundimit të këtij eventi, Ramosaj ka bërë një reagim në ”Instagram”, ku ka shkruar se i është mirënjohës të gjithë atyre që e kanë mbështetur përgjatë dhe pas festivalit.
”Ju premtoj qe do vazhdoj te shkruaj e te kompozoj art te cilesise me te larte qe t’ju preki zemrat dhe stimuloj mendjet. Ky vit, fal jush ishte i imi! – Jo per numrat e trofeve qe kam cuar ne shtepi por prej dashurise masive qe me keni falur, dhe sic degjoj, shof, ndjej dhe lexoj po vazhdoni t’ma jepni pa kushte, pa kursim… Per kte, perulem para jush!! MIRENJOHJE”, ka shkruar Ramosaj krahas fotografisë.

Edicioni i 60-të i Festivalit të Këngës në RTSH është mbajtur dy ditë më parë ku, Ronela Hajati ka fituar çmimin e parë të Festivalit.
Për tre netë me radhë, këtij edicioni artistët i dhuruan performanca nga më të ndryshmet.
Ky është edicioni i 60-të i Festivalit të Këngës dhe në garë ishin Kelly, Mirud, Urban Band, Evi Reci, Kastro Zizo, Ester Zairi, Viola Xhemaili, Eldis Arrnjeti, Kejsi Rrustja, Xhuli Pjetraj, Olimpia Smajlaj, Shega, Gjergj Kaçinari, Denis Skura, Endri&Stefi Prifti, Janex, Ronela Hajati, Sajmir Çili, Rrezarta Smaja, Alban Ramosaj, të cilët dhuruan momente madhështore me performimin e tyre në dy netët e para./21Media

Back to top button