Albana Luta zgjedhet kryesuese e Komisionit në Autoritetin Rregullator për Shërbimet e Ujit

 
Deputetët e Kuvendit të Kosovës me 70 vota për kanë zgjedhur Albana Lutën, kryesuese të Komisionit Shqyrtues në Autoritetin Rregullator për Shërbimet e Ujit.
Në këtë proces, ajo mori votat e mjaftueshëm për dallim nga kundër kandidati i saj, Arsim Rashiti, i cili mori vetëm 12 vota.
Këto të dhëna i bëri të ditura, kryesuesja e komisionit verifikues, deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku-Rexhepi.
“Në proces të votimit kanë marrë pjesë 94 deputetë, të pavlefshme janë 12 vota. Albana Luta ka marrë 70 vota, Arsim Rashiti 12 vota. Në bazë të këtij rezultati Albana Luta ka marrë votat e mjaftueshme të jetë në këtë komision”, tha ajo.
Mandati i saj si kryesuese e Komisionit Shqyrtues në Autoritetin Rregullator për Shërbimet e Ujit, do të jetë tre vjeçar.

Back to top button