Albin Kurti arrin në Ohër për Forumin e Prespës

 
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka arritur në Ohër në Konferencën e Parë Ndërkombëtare në “Forumin e Prespës për Dialog”.
Në kuadër të këtij forumi, i pari i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti do të jetë pjesë e një paneli ku do të flitet për sfidat dhe të ardhmen e Ballkanit Perëndimor.
Kurti ka takuar kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim, BDI, Ali Ahmetin dhe kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën.

Më pas kryeministri Kurti është takuar edhe me emisarin special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.


Forumi i Prespës, është një platformë e krijuar nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut, për të mundësuar vendet, udhëheqësit, organizatat dhe qytetarët e Ballkanit Perendimor, të ndërtojnë marrëdhënie afatgjata dhe të forcojnë partneritetet.
Në këtë forum dje ka marrë pjesë edhe ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla- Schwarz.

Back to top button