Kështu duket Melinda pa grim

 
Këngëtarja nga Mitrovica, Melinda Ademi, është bërë shumë shpejt senzacion dhe e gjitha kjo falë artit të veçantë që ajo prodhon.
Si rrallë herë ndodhë të shohim që artistet tona të publikojnë se si duken ato pa grim.
Por, këtë e ka bërë Melinda, për t’u treguar të gjithëve se ajo nuk ka nevojë për editim të fotove apo për të përdorë filtra.
Një video ku grimerja më me emër, Sellma ka publikuar, shihet Melinda tërësisht pa grim, që nga faza fillestare e grimit.
Të njëjtën video e ka ripostuar artistja, duke lënë të kuptohet se nuk ka aspak problem të shfaqet tërësisht natyrale.
Tutje, Melinda është në përfundim të xhirimeve të videoklipit më të ri për projektin i cili do të vijë së shpejti në bashkëpunim me Norën e Gjikon./21Media
 

Back to top button