Albin Kurti dhe Ali Ahmeti takohen në Ohër
Në Ohër të Maqedonisë së Veriut u mbajt konferenca ndërkombëtare “Prespa Forum”, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të lartë të shteteve nga rajoni, Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara.
Pas kësaj konference kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bashkë me kreun e BDI-së, Ali Ahmtin mbajtën një takim.
Ky është takimi i parë i dy politikanëve shqiptarë, që kur Kurti ka marrë mandatin e të parit të Qeverisë së Kosovës.
Nuk dihet se çfarë temë e diskutimit, por i pranishëm në takim është edhe zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi.
Takimi po mbahet në format joformal, pa prezencë të mediave./21Media