Albin Kurti për Dua Lipën: Diplomatja më e mirë që mund ta ketë Kosova

 
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka uruar këngëtaren Dua Lipa, pasi kjo mori çmimin për lidership nga “Atlantic Council” të Washingtonit.
Kurti ka thënë se Dua Lipa është diplomatja më e mirë që Kosova mund ta këtë apo të këtë shpresuar për të.
Ai tutje ka thënë se i gjithë vendi është krenare për të.
“Dua Lipa nuk është vetëm njëra prej këngëtarëve më të famshme në botë, ajo është një aktiviste që inspiron lëvizje për ndryshim, ajo është diplomatja më e mirë që Kosova mund ta këtë apo të këtë shpresuar për të. Urime për çmimin nga Atlantic Council. Ti je një inspirim dhe vendi i juaj është krenare për ju”, ka shkruar Kurti në këtë postim.


Artisja shqiptare, Dua Lipa është nderuar me Çmimin e Lidershipit në Këshillin Atlantik të Washingtonit për karrierën e saj muzikore dhe për angazhimin e saj në kauza filantropike, përfshirë fuqizimin e brezit të ardhshëm të udhëheqësve dhe muzikantëve ballkanikë nëpërmjet fondacionit dhe festivalit “Sunny Hill”.
Fjalimin e saj në 60-vjetorin e Këshillit Atlantik, Dua e nisi më fjalën shqipe “Mirëmbrëma”. Artistja u shpreh jashtëzakonisht e lumtur për çmimin, teksa theksoi se ai i dedikohet të rinjve të Kosovës. Përveç që foli për punën dhe planet e saj me “Sunny Hill”, Dua ftoi publikisht krerët e Bashkimit Evropian që Kosovën ta bëjnë pjesë të këtij unioni ne mënyrë që edhe shteti ynë të zhvillohet ekonomikisht dhe kulturalisht përkrah vendeve fqinje./21Media

Back to top button