Albin Kurti rizgjedhet kyetar i Vetëvendosjes

Dje janë mbajtur zgjedhjet e brendshme në Lëvizjen Vetëvendosje. Albin Kurti nuk pati kundër kandidat për kryetar të VV-së dhe mori 98.60% vota për, kundër, 0.89% dhe abstenim 0.51%.
Në këto zgjedhje të VV-së për herë të parë u votua edhe për strukturat e organizatës Gratë për Vetvendosje dhe Rinia për Vetvendosje.
Sipas njoftimit të VV-së, Komisioni Zgjedhor i Përgjithshëm konstaton se procesi ka kaluar në mënyrë të rregullt si rezultat i një pune të madhe që është bërë gjithandej nëpër qendrat e Lëvizjes.
Në një njoftim në Facebook, VV-ja publikoi rezultatet paraprake të votimit për kandidatët për nivelin e tretë.
Për Kryetar të LVV, Albin Kurti:
PËR: 98.60%
KUNDËR: 0.89%
ABSTENIM: 0.51%
Për Kryetare të organizatës Gratë për VETËVENDOSJE!, Albulena Haxhiu:
PËR: 94.55%
KUNDËR: 2.81%
ABSTENIM: 2.64%
Për Kryetar të organizatës Rinia për VETËVENDOSJE!, Behar Jashari:
PËR: 85.55%
KUNDËR: 7.55%
ABSTENIM: 6.80%.
“Komisioni Zgjedhor i Përgjithshëm falënderon të gjithë aktivistët e përfshirë në menaxhimin dhe administrimin e zgjedhjeve të brendshme të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, për përkushtimin e tyre në mbarëvajtjen e këtij procesi, si dhe falënderojmë të gjithë anëtarët që kanë shprehur sot të lirë vullnetin e tyre mbi të ardhmen e organizatës. I jemi gjithashtu mirënjohës stafit të Komisionit Qendror Zgjedhor të Republikës së Kosovës dhe të Komisioneve Komunale Zgjedhore, për asistencën dhe materialet e votimit të vëna në dispozicion anekënd Kosovës për zhvillimin e procesit të zgjedhjeve të brendshme të Lëvizjes VETËVENDOSJE!”, thuhet në shkrimin e LVV-së në Facebook./21Media

Back to top button