Albina-Shabani Rama merr detyrën e kryetares së Gjykatës Themelore të Prishtinës

 
Në ambientet e Gjykatës Themelore të Prishtinës, sot është bërë pranim-dorëzimi i detyrës së kryetarit të gjykatës.
Gjyqtarja Albina Shabani – Rama e pranoi detyrën e kryetares së Gjykatës Themelore të Prishtinës, të cilën ia dorëzoi u.d. kryetari Arben Hoti.
Me këtë rast, kryetarja e re, falënderoi gjyqtarin Hoti për kontributin e dhënë gjatë periudhës sa gjykata është udhëhequr me ushtrues detyre dhe u zotua se do të jap më të mirën nga vetja për gjykatën që do ta drejtojë për pesë vitet e ardhshme, po ashtu kryetarja theksoj se prioritet i saj do të jetë angazhimi për një gjykatë të pavarur, efikase, transparente dhe llogaridhënëse.
Sipas një njoftimi të gjykatës, Albina Shabani – Rama u zgjodh kryetare Gjykatës Themelore të Prishtinës me datë 23 qershor 2021 nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës.

Back to top button