Albulena Haxhiu pa asnjë cent në bankë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka të deklaruar vetëm detyrime financiare në bankë, ndërsa para të gatshme nuk ka të deklaruar.
Sipas deklarimit, që bëhet për çdo vit në Agjencinë kundër Korrupsion, Haxhiu si ministre ka një pagë vjetore prej 11 mijë 387 euro që i bie se për çdo muaj Haxhiu paguhet 949 euro.
Nga Lëvizja Vetëvendosje për një vit ka pagë 4 mijë e 200 euro, që në muaj i bie që paguhet 350 euro.
Si mëditje shtesë ka të evidentuar 685 euro për një vit, ndërsa kompensim për seanca për një vit është paguar 2 mijë e 575 euro.
Në emër të përbashkët të ministres dhe bashkëshortit të saj është një veturë në vlerë prej 9700 euro. Kjo veturë sipas deklarimit është blerë nga shitja e një veture tjetër dhe nga të ardhurat nga huaja.
Haxhiu ka detyrime financiare në bankë në vlerë 27 mijë e 700 euro./21Media

Back to top button