Aleati i Putinit në Ukrainë kërkon shkëmbimin e të burgosurve

Politikani pro-rus ukrainas, Viktor Medvedchuk, i cili u arrestua javën e kaluar, i ka kërkuar presidentit të Rusisë dhe presidentit të Ukrainës që ta përdorin atë në një shkëmbim me mbrojtësit ukrainas dhe banorët në qytetin jugor të rrethuar të Mariupolit.
Thirrjen e ka bërë përmes një video të publikuar nga Shërbimi Shtetëror i Sigurisë së Ukrainës – SBU, përcjell rtv21.tv
Megjithatë, është e paqartë nëse Medvedchuk po fliste nën presion, raporton BBC
Medvedchuk, 67 vjeç, shihet si aleati më i ngushtë i presidentit rus Vladimir Putin në Ukrainë.
Duke njoftuar arrestimin e tij, SBU ka thënë se kishte penguar një përpjekje të Moskës për ta larguar atë nga vendi.
Ai kishte qenë në arrest shtëpiak në kryeqytetin Kiev, por është arratisur menjëherë pasi Rusia pushtoi Ukrainën më 24 shkurt.
Medvedchuk, vajza e të cilit ka Putinin si kumbar, dyshohet nga Ukraina për tradhti. Ai ka mohuar keqbërjen./21Media

Back to top button