Alexander Schallenberg betohet si kancelar i Austrisë

Alexander Schallenberg është betuar si kancelar i ri i Austrisë pas dorëheqjes së Sebastian Kurz mes pretendimeve për korrupsion.
Sipas mediave të huaja, Schallenberg u emërua zyrtarisht nga presidenti austriak Alexander Van der Bellen në Pallatin Hofburg, në Vjenë të hënën.
Schallenberg, 52 vjeç, ka qenë ministër i jashtëm i Austrisë që nga viti 2019.
Kurz dhe nëntë persona të tjerë janë nën hetim për keqpërdorim të parasë publike gjatë periudhës 2016-2018.
Ai ka mohuar pretendimet se ka përdorur paratë e qeverisë për qëllime politike partiake. Kurz i ka quajtur akuzat kundër tij si “të pabaza”./21Media

Back to top button