Kaloni te përmbajtja kryesore

Nesër fillon testimi për COVID-19 i 8 mijë e 200 nxënësve

Nesër pritet të nisë testimi për COVID-19 i 8 mijë e 200 nxënësve nga shkollat ​​fillore dhe të mesme në Maqedoninë e Veriut.
Testimi do të bëhet rastësisht nga regjistri i ditarit elektronik dhe me patjetër duhet pëlqimi i prindërve. Skriningu është planifikuar të zgjasë pesë ditë ndërsa çdo ditë do të testohen rreth 1 mijë e 600 fëmijë në shkolla nga ekipet mobile.
Testimi në shkollat ​​e mesme dhe fillore, siç shpjegojnë autoritetet, po zhvillohet për të marrë informacion në lidhje me transmetimin e mundshëm të virusit korona në shkolla./TV21

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button