Festim Selmani, për një ditë fitoi tri medalje në Bodybuilding!

Festim Selmani nga Xhepçishti i Tetovës ka fituar 3 medalje në garën e organizuar në Bodybuilding në Shkup.
23 vjeçari ka fituar tre çmime të vendit të parë, duke u shpallur tre herë kampion për një ditë në Bodybuildin Classic, Bodybuilding Heavyweight dhe Bodybuilding Overall. Selmani për TV21 ka deklaruar se të shtunën gjithashtu do të marrë pjesë në gara në Diamond Cup, ku do ta përfaqësojë Maqedoninë. Ai ka theksuar se pret që edhe aty të korrë fitore.
“Po, kismet! Pse jo! Jemi përgatitur 8 muaj për këto gara”, ka thënë Selmani.
Garat do të mbahen në sallën “Boris Trajkovski” dhe do të organizohen nga Federata Internacionale e Bodybuilding. Në gara do të marrin pjesë edhe përfaqësues nga shtete të tjera si Serbia, Mali të Zi, Turqisë, shkruan TV21./21Media

Back to top button