Alexandre Lacazette rikthehet në Lyon
Alexandre Lacazette ka përfunduar transferin te Lyon, pasi u largua nga Arsenal.
Kontrata e sulmuesit francez me Topçinjtë ishte caktuar të skadonte më 30 qershor dhe ai është lejuar të largohet nga klubi.
Lacazette tha në prill se ai kishte qenë në bisedime me shumë klube dhe Lyon shihej si kandidati kryesor për të nënshkruar me të për disa kohë.
Francezi ka nënshkruar një kontratë trevjeçare për t’u rikthyer në skuadrëne Ligës së parë – deri në vitin 2025.
Ai pati shumë momente të mira në sezonin 18/19 me meritë e bëri që të votohej për lojtarin e vitit të klubit.
Kështu, Arsenali do të kërkojë të investojë në sulmues të rinjë përpara sezonit 22/23./21Media