Alexei Navalny sërish sulmohet

Alexei Navalny sërish sulmohet

Politikani rus i opozitës, Alexei Navalny tha se nuk do të ndalonte veprimtarinë e tij kundër korrupsionit edhe pas një sulmi ndaj tij jashtë zyrës së tij.

Një sulmues i panjohur ka hedhur një substancë të gjelbër, të njohur si “zeljonka”, në fytyrën e Navalny. Lëngu është shitur si antiseptik në farmacitë ruse dhe ndonëse nuk është i dëmshëm, dihet se është e vështirë të lahet, shkruan rtv21.tv

Duke iu drejtuar mbështetësve të tij në një transmetim në internet të enjten në mbrëmje, Navalny ka thënë  se substanca kimike  ai kishte djegur  syrin e djathtë dhe se duhej të shkonte në spital për trajtim mjekësor..

Navalny, i cili synon të kandidojë kundër Vladimir Putinit për president vitin e ardhshëm, pësoi një sulm të ngjashëm edhe muajin e kaluar./21Media