Mustafa: Mali i Zi në NATO, sinjal i fuqishëm

Musatafa e vlerëson vendimin e Malit të Zi si vendim historik

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka përgëzuar kryeministrin e Malit të Zi, Dushko Markoviq, pas miratimit në Kuvendin e Malit të Zi të vendimit për hyrjen në Aleancën Veriatlantike (NATO).

Sipas një komunikate kryeministri Mustafa ka thënë se anëtarësimi përfundimtar i Malit të Zi në NATO do të jetë një sinjal i fuqishëm i triumfit të vlerave euroatlantike në këtë pjesë të Evropës dhe botës, duke dhënë kontribut qenësor në proceset integruese të vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor.

Kryeministri Isa Mustafa ka thënë, po ashtu, se ky vendim historik për Malin e Zi, do të ketë refleksione pozitive për stabilitetin në rajon dhe më gjerë.

Me vendim unanim të 46 deputetëve të pranishëm në sallë, Kuvendi i Malit të Zi sot miratoi vendimin për hyrjen e vendit në Aleancën Veri-atlantike./21Media

Back to top button