Ali Ahmeti mirëpret mandatin

Ahmeti ka thënë se e mirëpret dhënien e mandatit nga ana e presidentit të Maqedonisë, George Ivanov

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, në postimin e tij në facebook tha se mirëpret dhënien e mandatit nga ana e presidentit të Maqedonisë, George Ivanov për formimin e qeverisë së re reformuese në përputhje me Kushtetutën.

Ky post vjen pasi Presidenti i shetit, Gjorge Ivanov ia ndau sot mandatin kreut të LSDM-së Zoran Zaev për formimin e qeverisë së re. Ai tha se do të BDI do të veprojë në përputhje me vullnetin e qytetarëve dhe se nuk ka kthim mbrapa, shkruan TV21.TV

“Rolin tonë kyç, përcaktues dhe vendimtar në shumicën e re do ta vëmë në shërbim të reformave në përputhje me pritshmëritë e komunitetit ndërkombëtar, marrëdhënie të mira ndëretnike dhe Marrëveshjen e Ohrit, si dhe integrim në NATO dhe në Bashkimin Evropian bashkë me hapjen e vendeve të reja të punës dhe zhvillimin ekonomik”, ka thënë Ahmeti./21Media

 

Back to top button