Kaloni te përmbajtja kryesore

Ali Ahmeti uron Bedri Hamzën: PDK është shtetformuese dhe trashëguese e UÇK-së

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka uruar Bedri Hamzën që u zgjedh kryetar i PDK-së.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Ahmeti tha se PDK është parti shtetformuese dhe trashëguese e UÇK-së.

“Partia Demokratike e Kosovës është parti shtetformuese dhe trashëguese e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës si dhe pjesë e rëndësishme përbërëse dhe kontribuese e pluralizmit të pasluftës në Republikën e Kosovës. Uroj z.Bedri Hamza për zgjedhjen e tij Kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës në Konventën e sotme partiake duke i dëshiruar shumë shëndet, suksese dhe mbarësi në punën e tij për të mirën e Kosovës dhe të rajonit. Gjithashtu, falemnderoj z.Memli Krasniqi, Kryetarin e deritanishëm, për bashkëpunimin e shkëlqyer midis nesh dhe për guximin e marrjes së përgjegjësisë për drejtimin e PDK-së në kohëra shumë të vështira”, ka shkruar Ahmeti.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button