Ali Ahmeti uron kryeministrin Kurti

Ahmeti uron kryeministrin e ri

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti e ka uruar Albin Kurtin për zgjedhjen Kryeministër i Republikës së Kosovës, shkruan rtv21.tv

Ahmeti ka shprehur vullnetin për bashkëpunim dhe përkrahje për Qeverinë Kurti.

“Ti e di se tek unë dhe tek të gjithë ne në Bashkimin Demokratik për Integrim do të gjesh partner të sinqertë dhe mbështetës në drejtim të realizimit të synimeve që i ndajmë dhe përpiqemi ti jetësojmë bashkë. Duke shprehur konsideratën time të lartë dhe i vetëdishëm për punët e mëdha që e presin Kosovën dhe rajonin, të uroj maturi dhe mbështetje të gjërë dhe me sinqeritetin më të madh të shtrij dorën e bashkëpunimit dhe përkrahjes”, ka shkruar ndër të tjera Ahmeti në Facebook./21Media

Back to top button